Linja inovative Nano është një hap i rëndësishëm në fushën e pastrimin. Kjo linjë ka produkte efektive, eko-miqësore dhe ekonomike, që do t’ju ndihmojnë ta krijoni një ambient më të pastër.
Mikroorganizmat (viruset, bakteret, myku) të cilët fshihen në ajër dhe sipërfaqe, mund ta rrezikojnë shëndetin tuaj, sepse ndotin dyshemetë, shtratin, divanin dhe ajrin që e merrni. Andaj, drita UV-C thithet nga ADN-ja e mikroorganizmave, shkatërron strukturën e tyre dhe çaktivizon qelizat e gjalla. Viruset kanë strukturën më të thjeshtë, andaj eleminohen të parët. Drita UV-C siguron sanitizim të thellë po ashtu. Andaj, pastron dhe dezinfekton sipërfaqet nga viruset, bakteret, metet e shtratit, kërpudhat dhe mikroorganizma të tjerët të dëmshëm.
Meqë drita UV-C depërton thellë në sipërfaqe, ju do të flini rehat, pa mete shtrati. Viruset, bakteret, myku dhe kërpudhat do të jenë problem i së kaluarës. Krijoni një ambient më të sigurtë për ju dhe familjen tuaj. Merrni ajër më të pastër dhe flini më mirë.
Mikroorganizmat nuk mund të zhvillojnë rezistencë ndaj dritave UV-C. Kjo dritë është eko-miqësore dhe nuk ka nevojë për kimikate. Vendosni mirëqenien e familjes në radhë të parë, duke krijuar një ambient më të pastër e më të shëndetshëm.