Linja inovative Nano është një hap i rëndësishëm në fushën e pastrimin. Kjo linjë ka produkte efektive, eko-miqësore dhe ekonomike, që do t’ju ndihmojnë ta krijoni një ambient më të pastër. Filteri HEPA H13 kapë edhe nanogrimcat më të vogla, me efikasitet 99.95%, duke mundësuar ajër më të pastër.
Nanogrimcat e dëmshme mund të jenë kudo – në ajrin që e thithim, në shtratin ku flemë dhe në dyshemenë ku luajnë fëmijët tanë.
Grimcat nano kapen teksa rrjedhin nëpër aerodromin lëvizës dhe afrohen shumë me një fibër të filterit dhe bllokohen nga përgjimi, kurse të tjerat bllokohen nga difuzioni. Grimcat përplasen në njëra-tjetrën dhe thithen nga fibrat e filterit HEPA.
Filtrimi HEPA bllokon edhe grimcat më të vogla si pluhuri, mikrobet dhe alergjenët deri në PM 2.5 dhe mund ta pastrojë ajrin me efikasitet 99.95%.
Trajtimi special anti-bakterial parandalon zhvillimin e baktereve në filter. Në këtë mënyrë, siguron që filteri të mos ketë aromë të pakëndshme.
Filterët e zakonshëm mund të kapin grimca me madhësi deri në 0.12 mikrometër, kurse filteri HEPA kapë edhe grimcat më të vogla – deri në 0.1 mikrometër.
Sporet e mykut, qimet e kafshëve, poleni dhe ndotës të tjerë të ajrit janë ndër shkaktarët kryesorë të alergjive dhe sulmeve të astmës. Andaj, filtrimi HEPA H13 largon grimcat irrituese nga ajri që ju thithni.
Një filter klasifikohet si HEPA H13 vetëm nëse plotëson kritere të caktuara. Duhet të ketë kapcitet të eleminojë pothuajse të gjitha papastërtitë nga ajri. Andaj, krijoni një ambient me ajër më të pastër, me tekonologjinë tonë të re të filtrimit nano.