Linja inovative Nano është një hap i rëndësishëm në fushën e pastrimin. Kjo linjë ka produkte efektive, eko-miqësore dhe ekonomike, që do t’ju ndihmojnë ta krijoni një ambient më të pastër. Përmes jonizimit, jonet negative largojnë bakteret dhe viruset në ajër – për një ambient me ajër më të pastër.
Nanogrimcat e dëmshme mund të jenë kudo – në ajrin që e thithim, në shtratin ku flemë dhe në dyshemenë ku luajnë fëmijët tanë.
Jonizimi është një proces në të cilin atomi e humbë një elektron. Jonizuesi krijon jone negative duke përdorur elektricitetin dhe i shkarkon ato në ajër. Këto jone negative tërheqin grimcat e ngarkuara pozitivisht në ajër, si pluhurin, bakteret, polenin, tymin dhe alergjentët e tjerë, duke i larguar kështu nga ajri.
Jonizimi i ajrit ndihmon në lehtësimin e grumbullimit të ngarkesës elektrostatike. Në një përqendrim të mjaftueshëm mjaftueshëm, jonizimi ndihmon në pastrimin e ajrit, duke i tërhequr viruset dhe bakteret, dhe duke parandaluar mundësitë për përhapjen e infeksioneve ajrore.