Linja inovative Nano është një hap i rëndësishëm në fushën e pastrimin. Kjo linjë ka produkte efektive, eko-miqësore dhe ekonomike, që do t’ju ndihmojnë ta krijoni një ambient më të pastër.
Nano grimcat e dëmshme janë të pakudshme për syrin, por mund të jenë shumë të dëmshme. Andaj, teknologjia e avancuar me avull nano, duke përdorur fuqinë e natyrës, eleminon deri në 99.95% të baktereve, viruseve dhe mikrobeve. Falë madhësisë Nano, teknologjia nano avullon grimcat e dëmshme me lehtësi, duke depërtuar thellë në material. Në këtë mënyrë, i eleminon ato në një nivel që avulli normal nuk mund të arrijë.
Teknologji me avull Nano“Armiqtë e padukshëm” të fshehur në ajrin përreth shtëpisë suaj kërkojnë një zgjidhje efektive 360°. Filtrimi me filter cilësor HEPA H13 me efikasitet 99.95% kap edhe nanogrimcat më të vogla, kurse trajtimi antibakterial eleminon ata, për të krijuar një ambient të më të sigurtë.
Mbroni shtëpinë tuajPluhuri, bakteret, poleni, tymi dhe alergjenët e tjerë janë disa nga “mysafirët e paftuar” që mund t’i hasni në shtëpi. Krijimi i joneve negative dhe nxjerrja e joneve pozitive jashtë qarkullimit krijon një ambient më të sigurtë. Produktet e linjës Nano prodhojnë jone negative me cilësi shumë të lartë. Këto jone nxjerrin hidrogjen nga guaska e proteinës së virusit dhe në këtë mënyrë i eleminojnë lehtësisht, pa pasur nevojë për kimikate. Pra, ju mund t’i hiqni qafe mikrobet dhe alergjenët e tjerë një një mënyrë të shëndetshme dhe eko-miqësore.
Krijoni një ambient më të sigurtëNano grimcat e dëmshme mund të jenë kudo: në ajrin që e thithim, në sipërfaqet që prekim, e madje edhe në shtretërit që flemë. Andaj, drita UV-C eleminon gjatë kontaktit deri në 99.9% të mikroorganizmave. Krijoni një ambient pa viruse e baktere, për mirëqenien tuaj dhe të familjes.
Flini të qetë