Rubinet për ngrohjen e ujit
Ky rubinet elektrik për ngrohjen e ujit, është një mënyrë e shpejtë dhe ekonomike për të siguruar ujë të ngrohtë në banjo apo kuzhinë. Është i punuar nga çeliku inox, ka ekran digjital dhe fiket automatikisht në 90°C për më shumë siguri, pastaj aktivizohet kur temperatura kthehet në 70°C. Fuqia: 3300W. Mund ta instaloni lehtësisht në lavaman dhe të siguroni ujë të ngrohtë në pak sekonda.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Ky rubinet elektrik për ngrohjen e ujit, është një mënyrë e shpejtë dhe ekonomike për të siguruar ujë të ngrohtë në banjo apo kuzhinë. Është i punuar nga çeliku inox, ka ekran digjital dhe fiket automatikisht në 90°C për më shumë siguri, pastaj aktivizohet kur temperatura kthehet në 70°C. Fuqia: 3300W. Mund ta instaloni lehtësisht në lavaman dhe të siguroni ujë të ngrohtë në pak sekonda.
Më shumë - Përshkrimi
-
Siguroni ujë të nxehtë në çdo kohë
Nëse rubineti juaj nuk është i lidhur me furnizuesin e ujit të nxehtë, atëherë sigurimi i ujit të nxehtë mund të jetë i shtrenjtë dhe i vështirë. Por jo me rubinetin tonë elektrik, të dizajnuar posaçërisht për banjo. Këtë rubinet praktik dhe elegant, lehtësisht mund ta instaloni në banjo apo kuzhinë, dhe të siguroni ujë të nxehtë në pak sekonda.
Më lehtë, më shpejt, më lirë
Kjo pajisje ka një ngrohës të integruar, i cili siguron ujë të ngrohtë në pak sekonda. Thjesht bashkangjiteni në tubin e ujit, kyçeni në prizë (poshtë ose sipër lavamanit) dhe shijoni ujin e nxehtë për nevoja të ndryshme në banjo apo kuzhinë.
-
Ujë të ngrohtë në disa sekonda
-
Rrotullim 120°
-
Sistem i mençur për kontrollimin e temperaturës
-
Materiale të cilësisë së lartë
Një dizajn i bukur, i thjeshtë për t’u përdorur
Rubineti është i lehtë për t’u përdorur – butoni i kthyer lart për ujë të nxehtë, kurse poshtë për ujë të ftohtë. Mund të rrotullohet 120°, në mënyrë që ta drejtoni pikërisht aty ku ju duhet uji i nxehtë. Harroni larjen e duarve me ujë të ftohtë – me këtë rubinet elektrik, uji i ngrohtë nuk është më problem. Për më tepër, ka një dizajn elegant, që i përshtatet çdo lavamani.
Sistem i mençur për kontrollimin e temperaturës
Kur doreza është e ngritur lart, për ujë të ngrohtë, ekrani digjital tregon temperaturën e ujit. Kur temperatura arrin në 50°C, ekrani lëshon një vezullim, për të treguar se temperatura po rritet. Nëse temperatura arrin në 90°C, rubineti fiket automatikisht, për ta parandaluar mbingrohejn. Pastaj, ndizet përsëri kur temperatura zbritet në 70°C.
I punuar me materiale të cilësisë së lartë
Rubineti Rovus është punuar me çelik inox premium, për shumë qëndrueshmëri dhe pamje pa ndryshk. Një grykë e ndashme lehtëson punën e pastrimit, në rast se grumbullohet masë gëlqerore.
Në set përfshihen:
- 1 rubinet
- 1 manual me udhëzime për përdorim
-
- Informata shtesë
-
1.Si mund të kursej energji duke përdorur rubinetin elektrik për ngrohjen e ujit?
Rubineti ynë elektrik ka një funksion automatik të fikjes në 90°C dhe riaktivizohet në 70°C, duke siguruar përdorim efikas të energjisë dhe duke reduktuar faturat tuaja të energjisë.
2.Si mund të përmirësoj komoditetin në banjo me këtë rubinet?
Ky rubinet elektrik ju ofron ujë të nxehtë brenda pak sekondash, duke e bërë më të lehtë përgatitjen e vakteve, larjen e enëve, apo pastrimin e duarve në çdo kohë të ditës.
3. A është ky rubinet një zgjidhje praktike për ambientet pa sistem qendror të ngrohjes së ujit?
Po, rubineti ynë elektrik është zgjidhja ideale për ata që nuk kanë furnizim qendror me ujë të nxehtë, duke siguruar ujë të ngrohtë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, pa pasur nevojë për instalime të komplikuara.
4. Sa e thjeshtë është instalimi i këtij rubineti elektrik?
Instalimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet pa ndihmën e një profesionisti, duke ju ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe praktike për sigurimin e ujit të ngrohtë në shtëpinë tuaj.
5. A mund të përdoret rubineti elektrik për ambiente të ndryshme në shtëpi?
Po, ky rubinet është dizajnuar për t’u përdorur në kuzhinë dhe banjo, duke siguruar ujë të ngrohtë kudo që ju nevojitet, me një dizajn elegant që përshtatet me çdo ambient..
6.Si ndihmon ekrani digjital në përdorimin e rubinetit elektrik?
Ekrani digjital ju mundëson të monitoroni temperaturën e ujit në çdo kohë, duke ju ndihmuar të keni kontroll të plotë mbi temperaturën e dëshiruar dhe të shmangni surprizat e pakëndshme.
7. Sa kohë duhet që rubineti elektrik të ngrohë ujin?
Falë fuqisë së tij prej 3300W, ky rubinet ngroh ujin në pak sekonda, duke ju ofruar komoditet të menjëhershëm dhe efikas.