-
Ngrohës qeramike
Ngrohësi prej qeramike Rovus ngrohë fuqishëm çdo ambient në çdo kohë. Me sistemin e fuqishëm ngrohës prej 1000W deri në 1800W fuqi dhe termostat të rregullueshëm, ju mund të zgjedhni nxehtësinë nga 10 deri në 35 °C dhe me shumë lehtësi të ngrohni shtëpinë tuaj. Funksionet e sigurisë si mbrojtja nga mbi-nxehtësia dhe mbrojtja nga përmbysja do të ju lejojnë që të përdorni ngrohësin tuaj me shumë lehtësi edhe nëse keni fëmijë në shtëpi.
-
SASITË KANË MBARUAR-29%
Shtupë higjienizuese Nano Plus
Përdorni fuqinë e avullit super të nxehtë nano për të pastruar dhe dezinfektuar shtëpinë, pa përdorur kimikate, por vetëm ujë të thjeshtë. Shtupa e re dhe e avancuar Nano Plus, me fuqi avulli, eleminon deri në 99.9% të virueseve, baktereve dhe mikrobeve. Mund të përdoret në të gjitha dyshemetë e forta, tepiha dhe tekstilet që mund ta përballojnë nxehtësinë deri në 120°C.
-
SASITË KANË MBARUAR-50%
Fshesë Storm Vac
Rovus Storm Vac ofron prakticitet dhe fuqi për të rregulluar shpejt rrëmujën nëpër shtëpi. Një sistem 3-në-1 që mund të përdoret si një fshese thithëse ose fshesë dore për të hequr papastërtitë, pluhurin dhe mbeturinat nga çdo sipërfaqe. Një filtër HEPA i cili ndihmon në mbajtjen e mikrogrimcave jashtë ajrit për të reduktuar acarimin dhe alergjitë. Dizajni pa qese e bën të lehtë mbajtjen e fshesës të pastër, duke kursyer kohë dhe para. Fuqia: 600W. Fuqia thithëse: 15kPa. Kapaciteti i shportës: 700ml.
-
SASITË KANË MBARUAR-60%
Lagështues ajri 3në1
A doni ta sh'ndrroni dhomën ku kaloni kohën më të madhe në një ambient perfekt?
Tani mund ta bëni, me Rovus Ambient Mist pajisjen 3në1 që do të përmirsoj kualitetin e ajrit në dhomën tuaj, do të largoj erërat e pakëndshme dhe do të krijoj një ambient shumë të rehatshëm me dritat e llambës që ndryshojnë. Çfarë po prisni? Është koha që ta sh'ndrroni shtëpinë tuaj në ambient më të bukur dhe të rehatshëm! -
SASITË KANË MBARUAR-37%
Shtupë & fshesë robotike
Njihuni me tekonologjinë e re të pastrimit - shtupë & fshesë robotike! Kjo pajisje ju mundëson pastrim vakumi dhe pastrim me shtupë në mënyrë automatike. Funksionon në të gjitha sipërfaqet, është plotësisht e programueshme dhe ka 7 funksione pastrimi. Ka bateri të fuqishme që funksionon deri në 2 orë pastrim. Kur bateria fillon të harxhohet, roboti kthehet vet në bazën mbushëse, pastaj fillon me pastrim pasi të jetë mbushur.
Çmimi i rregullt: 349,90 €
Çmimi special: 219,91 €
-
SASITË KANË MBARUAR-50%
Rubinet për ngrohjen e ujit
Ky rubinet elektrik për ngrohjen e ujit, është një mënyrë e shpejtë dhe ekonomike për të siguruar ujë të ngrohtë në banjo apo kuzhinë. Është i punuar nga çeliku inox, ka ekran digjital dhe fiket automatikisht në 90°C për më shumë siguri, pastaj aktivizohet kur temperatura kthehet në 70°C. Fuqia: 3300W. Mund ta instaloni lehtësisht në lavaman dhe të siguroni ujë të ngrohtë në pak sekonda.
-
SASITË KANË MBARUAR-50%
Hekur Steam Station
Ju prezentojmë hekurin inovativ Steam Station – një pajisje për hekurosje, me bazë avulli! Ky hekur ka një kokë më të gjerë, me një sipërfaqe të lëmuar për hekurosje. Lehtë dhe shpejtë eleminon edhe rrudhat më të thella e të imëta në këmisha, bluza, pantallona apo rroba të tjera. Ka një sistem sigurie për fikje. Pesha e produktit (2.62kg); dimensionet e produktit 38.8 x 27.6 x 20.6cm); gjatësia e kabllos (1.6m); kapaciteti i rezervuarit të ujit (1.8l); fuqia (2000-2400W).
-
SASITË KANË MBARUAR-50%
Shtupë me spërkatje
Shtupa me spërkatje është një zgjidhje e lehtë për tërë shtëpinë! Ka një dorezë të kthyeshme 360°, e cila ju mundëson lehtësisht t’i pastroni edhe zonat më të vështira për t’u arritur. Po ashtu, ka një rezervuar uji 350ml, me një spërkatës që e shpërndan ujin në mënyrë të barabartë. Pra, s’keni nevojë të bartni kova të rënda me ujë. Doreza është aq praktike, sa mund të pastroni me njërën dorë. E përshtatshme për të gjitha dyshemetë e forta dhe të sheshta. Dimensionet e produktit: 43x14.5x120cm.
-
SASITË KANË MBARUAR-50%
Tharëse Flokësh
Tharëse flokësh Rovus është e lehtë me dorezë të palosshme, e përshtatshme për udhëtime ose për shtëpi të vogla. Është e lehtë dhe kompakte por e fuqishme me 1200 W. Me material të butë në prekje dhe 2 shpejtësi tharjeje, është e rehatshme për t'u mbajtur dhe e lehtë për t'u përdorur. Laku për varje dhe çanta e ruajtjes për udhëtim janë qershia mbi tortë për këtë tharëse flokësh tepër praktike.
-
SASITË KANË MBARUAR-50%
Lecka për Shtupë & Fshesë robotike
Sigurohuni që shtupa dhe fshesa juaj robotike është gjithnjë gati për ta pastruar shtëpinë tuaj, me këto lecka mikrofibre. Fijet janë thurur në atë mënyrë që të krijojnë një rrjetë e cila mbledhë sa më shumë lagështi, pluhur dhe papastërti tjera se sa pambuku i zakonshëm. Përdorimi i najlonit nënkupton se lecka ka ngarkesë statike natyrale, e cila i tërheqë grimcat e vogla nga dyshemeja. Ky set ka 2 lecka.